kamberi001

Sunday, 11 December 2016

Aminoacidet

Aminoacidet jane monomere te proteinave. Nje amonoacid eshte i ndertuar nga 2 grupe funksionale ( grupin karboksil me veti acide dhe grupin aminik me veti bazike prej te cilave rrjedh emertii i aminoacidit) dhe nje grup radikal te lidhur me nje karbon alfa . Ne perberje te proteinave jane gjetur 20 lloje aminoacidesh te cilat ndryshojne nga njera tjetra vetem nga grupi radikal  i cili sherben si kriter per klasifikimin e aminoacideve . Reaksionet karakteristike te aminoacideve jane ato te grupit aminik , karboksil dhe radikalit .


Klasifikimi i aminoacideve

 Bazuar ne polaritetin e radikalit  kemi 4 klasa te aminoacideve proteinike

1. Aminoacide me radikal jopolar(hidrofobik) ku futen 8 aminoacide

2. Aminoacide me radikal polar asnjanes ( pa ngarkese elektrike ) ku futen 7 aminoacide

3.Aminoacide me radikal me ngarkese pozitive ose aminoacide bazike ku futen 3 aminoacide

4.Aminoacide  me radikal me ngarkese negatie ose aminoacide acide ku futen 2 aminoacide . 

No comments:

Post a Comment