kamberi001

Sunday, 11 December 2016

Proteinat

Proteinat jane perberje organike polimere , monomeri i tyre eshte  aminoacidi . Proteinat kane 4 struktura :

A) paresore

b)dytesore

c)tretesore

d)katersore

Me strukture paresore kuptojme renditjen e aminoacideve ne nje varg proteinik te lidhur me njeri tjetrin vetem me lidhje peptidike .

Me strukture dytesore proteina formohet jo vetem me lidhje peptide por edhe nga lidhje hidrogjenore ndermjet aminoacideve . Proteina merr formen e nje alfaheliksi ose te nje flete te palosur .

Me strukture tretesore kuptojme trajten e nje lemshi te proteines si rezultat i bashkeveprimit te aminoacideve qe ndodhen ne pjese te ndryshme te vargut proteinik.

Me strukture katersore kuptojme bashkeveprimin e vargjeve te ndryshme ne perberjen e nje proteine . Si psh Hemoglobina .

Funksionet e proteinave :

1.f.strukturor

2.f. e levizjes dhe te tkurrjes

3.f.transportues

4.f.rregullues

5.f. e katalizatoreve

6.f. mbrojtes

7.f. ushqyes dhe rezervues . 

Aminoacidet

Aminoacidet jane monomere te proteinave. Nje amonoacid eshte i ndertuar nga 2 grupe funksionale ( grupin karboksil me veti acide dhe grupin aminik me veti bazike prej te cilave rrjedh emertii i aminoacidit) dhe nje grup radikal te lidhur me nje karbon alfa . Ne perberje te proteinave jane gjetur 20 lloje aminoacidesh te cilat ndryshojne nga njera tjetra vetem nga grupi radikal  i cili sherben si kriter per klasifikimin e aminoacideve . Reaksionet karakteristike te aminoacideve jane ato te grupit aminik , karboksil dhe radikalit .


Klasifikimi i aminoacideve

 Bazuar ne polaritetin e radikalit  kemi 4 klasa te aminoacideve proteinike

1. Aminoacide me radikal jopolar(hidrofobik) ku futen 8 aminoacide

2. Aminoacide me radikal polar asnjanes ( pa ngarkese elektrike ) ku futen 7 aminoacide

3.Aminoacide me radikal me ngarkese pozitive ose aminoacide bazike ku futen 3 aminoacide

4.Aminoacide  me radikal me ngarkese negatie ose aminoacide acide ku futen 2 aminoacide . 

Cikli i Krebsit

Grupi acetat i acetil koenzimës A (Acetil CoA) kombinohet me një molekulë me katër atome karboni (oksalacetati-n) për të formuar një molekulë me gjashtë atome karboni (citrati-n). gjatë ciklit, citrati riciklohet në oksalacetat, dhe dioksidi i karbonit lirohet si produkt mbetje, i panevojshëm. Energjia kapet në formën e ATP-së dhe të përbërjeve të reduktuara me përmbajtje të lartë energjie NADH-së dhe FADH2-shit.

Glikoliza

Eshte faza anaerobe e frymemarrjes qelizore , gjate se ciles molekula e glukozes shperbehet ne mungese te O2 ne 2 molekula acidi piruvik . substancat nistore te glikolizes jane glukoza  2 molekula ATP-je , ndersa produkte jane 2 molekula acidi piruvik dhe 2 molekula ATP ( dmth diferencen midis 4 molekulavete formuara te ATP dhe atyre 2 te harxhuara) .  Te gjitha reaksionet e glikolizes  zhvillohen ne citoplazëm .

Glikoliza ndahet ne dy faza .

1. Faza e pare , kur glukoza pergatitet per katabolizmin e saj duke u fosforiluar dhe me tej zberthehet ne gliceraldehid 3-fosfat . 


2.Faza e dyte  , kur gliceraldehid 3-fosfati kthehet ne piruvat (një molekulë glukozi me gjashtë atome karboni kthehet në dy molekula me nga tre atome karboni secila, të njohura si molekula piruvati.) 

Glicemia ( glukoza ne gjak )

Niveli normal i glukozes  ne gjak eshte 70-110 mg.dl . Faktoret qe realizojne kete proces ndahen ne 2 grupe :

1.Faktoret qe tentojne te ulin nivelin e glicemise

2.Faktoret qe tentojne te rrisin nivelin e glicemise .

Hormoni kryesor hipoglicemiant eshte insulina ( pra qe tenton ta uli nivelin e glicemise ) , ndersa i kunderti i saj eshte glukagoni  te cilet jane hormone qe prodhohen nga pankreasi . 

Glukoza e gjakut deprton ne inde me ane te nje difuzioni te thjeshte  dhe ndjek disa rruge  metabolike : 

1.Glikoliza - ku glukoza digjet per tu siguruar ndeve energji 

2. Sherben per sintezen e glikogjenit ( depo rezerve energjie _ 

3. Nje pjese sintetizohet  ne substanca josheqerore 

4.  Nje pjese kalon ne biosintezen e sheqernave te tjera . 

Karbohidratet (Gluçidet)

Jane lende organike  shumica e te cilave kane formule  empirike (CH2O)n  . Fillimisht u mendua se ato jane produkte te  hidratuara te karbonit prandaj u quajten karbohidrate . por u pa se disa prej tyre  i shmangeshin kesaj formule empirike , prandaj u quajten gluçide .

Funksionet e karbohidrateve :

1. Sherbejne si burim dhe si rezerve energjie   te cilin organizmi e perdor kur i nevojitet .psh si glikogjeni tek gallesat shtazore
3. Kane funksion ndertimior, strukturor .  , psh . celuloza merr pjese ne ndertimin e murit qelizor te qelizave bimore , kitina gjendet ne skeletin e jashtem te vertebroreve, etj .

Glucidet klasifikohen ne 3 grupe : 


A) Monosaharide-  Glucidet e thjeshta , te cilat perbehen nga nje molekule e vetme dhe nuk hidrolizohen
B) Oligosaharide - perbehen nga bashkimi i 2-10 monosaharideve te cilat lidhen midis tyre me li
dhje glukozidike  
C_ Polisaharitet - perbehen nga 11 ose me shume monosaharide ose derivate te tyre te lidhura me vargje te gjate lineara  ose te degezuara  .

Monosaharidet


Monosaharidet me te thjeshta jane triozat  te ndertuara nga nje varg me 3 atome karboni .
Tetrozat perbehen nga nje varg prej 4 atomesh karboni .
Pentozat perbehen nga nje varg  prej 5 atoemsh karboni 
Hekzozat  perbejne grupin me te madh te monosaharideve  dhe jane te ndertuara nga nje varg prej 6 atomesh karboni .


Derivatet e monosaharideve :

1.Glukozidet - jane produkte te bashkeveprimit te grupit OH te lidhur me grupin anomerik te monosaharidit  me nje grup OH te ardhur nga nje alkol . 


2.Aminosheqernat -  jane derivate te monosaharideve  ku nje apo me shume grupe OH te lira zevendesohen nga grupe NH2.

Derivate te tjera jane derivatet O-Acile , O-Metile dhe derivatet alkolike te glucideve .


Oligosaharidet 

Nisur nga numri i monosaharideve qe marin pjese ne ndertimin e oligosaharideve kemi  disaharide , trisaharide , tetrasaharide , etj . 

Polisaharidet 

Jane polimee te monosaharideve ose derivateve te tyre  te lidhur me lidhje glukozidike ne vargje lineare dhe te degezuara . Ato ndahen ne 2 grupe . 

a) polisaharide rezerve ( amidoni, glikogjeni)
b_polisaharide ndertimore ) celuloza, kitina ) 








Thursday, 8 December 2016

Të drejtat e studentit

Studenti ka të drejtë:
1. Të përdorë, sipas rregullave përkatëse, të gjitha mundësitë dhe pajisjet që ofron shkolla për të realizuar programin mësimor dhe punën e programuar në aktivitetin e tij shkencor.
2. Të përfitoje bursë studimi brenda ose jashtë shtetit, kur plotëson kushtet e përcaktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave, të Senatit ose në marrëveshjet ndërshtetërore apo ndëruniversitare.
3. Të përfitojë shpërblime të veçanta që administrohen dhe akordohen nga UE sipas ligjit dhe kritereve të caktuara nga Senati.
4. Studenti ka të drejtë të përmirësojë çdo vit mësimor dy nota, me kusht që disiplinat përkatëse të jenë vetëm nga detyrimet e atij viti. Për këtë, ai duhet t'i ketë shlyer të gjitha detyrimet e vitit. Studenti provohet vetëm një herë për përmirësim note dhe vetëm në sezonin e riprovimeve të vjeshtës. Mbetet në fuqi nota me të cilën studenti vlerësohet në fund. Kërkesa për përmirësim note i paraqitet me shkrim SM, dhe për dijeni Dekanit, para sezonit të riprovimeve.
5. Studenti ka të drejtë të ankohet për shkelje të rregullave të zhvillimit të provimit dhe për vlerësimin e tij të pamerituar. Ankesa me shkrim i paraqitet përgjegjësit të departamentit, dhe për dijeni Dekanit, menjëherë pas përfundimit të provimit apo marrjes së rezultatit të provimit.
6. Studentit prapambetës i njihen të gjitha detyrimet e shlyera në vitet paraardhëse.